Shkëmbi: Partizani duhet respektuar se është kampion me meritë, i kemi kaluar problemet psikologjike

Pas ndeshjes së fituar ndaj Partizanit, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi shprehet se ekipi i tij tashmë ka lënë pas periudhën negative dhe nuk ka problemet psikologjike, ndërsa shtoi se përshëndetja me ekipin e Partizanit para ndeshjes ishte diçka që kampionët e meritonin.

“Kryesore ishte që morëm 3 pikë, Partizani pa shumë titullar dhe nuk ishte e njëjta ndeshja. Kemi punuar gjatë gjithë javës për të qenë serioz, pavarësisht se luanim kundër një ekip pa shumë pretendime. Asgjë nuk ka mbaruar akoma dhe ka luftë edhe për dy ndeshjet e mbetura”.

Përshëndetja para ndeshjes “Mendoj që kampionët duhet të respektohen, 90 minuta janë kundërshtarë, ka agresivitet, është luftë, por respekt për Partizanin pasi është ekipi kampion dhe e meriton.

Jam bindur që do vazhdojmë rezultatet pozitive, kemi kaluar problemet psikologjike me stërvitje dhe fat. Të duhet pak fat të kalosh situata të tilla. Ky grup, stafi ka edhe dy ndeshje të vështira, ne  e dimë se ku i kemi pikat e forta apo të dobëta por të mbaroj sezoni dhe më pas do të mendojmë për përforcimet për Kupat e Europës”, tha Shkëmbi.