Shkëmbi: Mundëm një ekip të vështirë, i gëzuar edhe për të kaluarën time në Korçë

Teuta është kthyer në vendin e tretë në renditjen e Superiores, një lehtësim për trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili po përballej me kontestime dhe tani ka parë përsëri t’i buzëqeshë një rezultat i rëndësishëm pas një periudhe të gjatë pa fitore për skuadrën e tij.

“Fituam kundër një kundërshtari të vështirë, u kthyem të luajmë futboll të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. I lumtur edhe duke pasur parasysh të kaluarën time, natyrshëm që më kënaq që fitoj në Korçë, por Skënderbeut i uroj të ecë sa më shumë para”, tha ai për “SuperSport” pas sfidës.

“Patëm probleme, patëm pothuajse gjatë gjithë javës dëmtime, shumë lojtarë shtrënguan dhëmbët. Për fat të mirë na buzëqeshi edhe fati sot e ndeshja u kurorëzua me këtë fitore. Partizani kampion? Ai që fiton titullin për mua e meriton, çdo ekip në atë vend do të thotë që e ka merituar”, ishin fjalët e Shkëmbit. /vipsport.al/