

I ka mjaftuar një vit në Rumani që Enriko Papa të bëhet një emër i njohur në kampionatin e këtij vendi. Futbollisti 26-vjeçar ka luajtur rregullisht në radhët e skuadrës së Botoshanit dhe me paraqitjet e tij ka arritur që të fitojë besimin e klubit për të zgjatur marrëveshjen që kishte me të.
Ish-lojtari i Tiranës e Lushnjës u transferua te Botoshani me kontratë njëvjeçare, por në janar u mendua huazimi i tij në një skuadër tjetër pasi fillimisht klubi mendoi ta largonte. Papa e refuzoi këtë opsion dhe insistoi që të vazhdonte të tregonte atje vlerat e tij. Lojtari shqiptar rifitoi vendin në formacionin e skuadrës duke regjistruar në këtë edicion deri tani 31 ndeshje të luajtura, ndërsa ka shënuar edhe një gol ndaj Dinamos së Bukureshtit.
VIp Sport ka mësuar se Papa ka marrë oferta nga skuadra të tjera rumune dhe nga Arabia Saudite. Por në fund lojtari vendosi të rinovonte me Botoshanin. Ndaj është arritur akordi dhe futbollisti ka firmosur për dy vitet e ardhshme me skuadrën në fjalë, e cila shpreson që vitin e ardhshëm të luajë për objektiva më të rëndësishëm se mbijetesa. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
Leave a Comment