Shitje rekord e biletave vjetore, Mançester Junajtid mbush stadiumin për sezonin e ardhshëm

Mançester Junajtid nuk po kalon vitet e saj më të mira ku këtë sezon ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve dhe numëron plot 32 pikë më pak se Mançester Siti që fitoi titullin kampion. “Djajtë e kuq” kanë arritur të shesin biletat në kohë rekord për sezonin e ardhshëm.

“Daily Mail” raporton se në shitje kishin dalë plot 52 mijë bileta vjetore dhe të gjitha tashmë janë shitur, duke garantuar stadium të mbushur edhe sezonin e ardhshëm. Premtimet janë të shumta dhe nën drejtimin e Solskjaer pritet që të ketë një merkato të nxehtë.

Junajtid pret që sezonin e ardhshëm të mos e vërë në diskutim Ligën e Kampionëve ndërkohë që mund të pretendojë edhe për titullin kampion, ku natyrisht nën mbështetjen e tifozëve gjithçka mund të bëhet më e lehtë. Me shitjen e biletave, janë mbushur jo pak edhe arkat e klubit në prag të merkatos që hapet në datën 1 qershor. /Erjon Allaraj-VipSport.al/