

Dy sezone me Shënkollin, pjesë e Laçit në Kupat e Europës dhe në janar firmosi te Bylisi një kontratë afatgjatë. Serxhio Ujka shihet si një lojtar me të ardhme të sigurt te mallakastriotët, aty ku në javët e fundit ka qenë titullar dhe një lojtar që po bie në sy.
Në finalen me Vllazninë në Durrës, i aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes, ai realizoi një eurogol duke vulosur fitoren me golin e 3-të.
“Bylisi tregoi se është skuadra e meritoi Superioren dhe ne lojtarët luajtëm me shumë dëshirë që të bënim më të mirën tonë në takimin final për të fituar edhe titullin kampion, ndonëse përballë kishim një Vllazni që e vlerësuam shumë. Finalja kishte tjetër specifikë, por duke qenë se Superioren e siguruam ne e donim që të fitonim edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë dhe ja dolëm”.
“Personalisht jam shumë i lumtur për golin dhe sezonin, pasi luajta titullar te Shënkolli në pjesën e parë të sezonit dhe me Bylisin, ndonëse skuadra kishte shumë kualitete dhe lojtarë mjaft të mirë”, – tha Serxhio Ujka.
Në fund, mesfushori që në Ballsh e shohin si me mjaft perspektivë ka pohuar: “Superiorja ka tjetër “melodi”, dua që të bëj më të mirën dhe të kontribuoj në synimet që ka skuadër, pastaj në realizimin e objektivave personale”.
E.S./Vipsport.al
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment