Shehu: Tirana nuk rezulton të jetë e licencuar, ka ende llogaritë e bllokuara në bankë

Situata e licencimit të klubeve të Superiores vazhdon të jetë problematike sepse përtej garës në kampionat, ka ende paqartësi të mëdha sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës, Fation Shehu, botues i Vip Sport në “Rubrika Sportive” ka shpjeguar se situata e Tiranës, edhe nëse fiton Kupën, vazhdon të jetë e paqartë pasi deri më sot, nuk ka marrë një licencë ndërkombëtare.

“Në informacionet qe kemi nuk dimë të jetë e licencuar, nuk them që ka marrë përgjigjen negative. Në emisionin e kaluar bëra publike tre klube që kishin marrë përgjigjen pozitive, klubet e tjera janë pezull. Për Tiranën ka pasur nevojshmëri që duhen plotësuar sektorë e dokumentacione. Një nga elementët mund të jenë borxhet. Halili deklaroi pak kohë më parë se i ka shlyer, ka persona që deklarojnë që nuk i kemi marrë.

Pastaj është strukturimi i klubit, një nga arsyet që e pësoi vitin e kaluar ishte kjo, që duheshin plotësuar kushtet. Nuk di që Tirana të jetë e zhbllokuar financiarisht në bankë, llogaria është e bllokuar ende në bankë nga disa firma përmbarimi. Mbi këto pikëpyetje lind dyshimi dhe e ka të vështirë të licencohet përtej një suksesi në Kupë”, shpjegoi ai. /vipsport.al/