Shehu: Luftën me Tiranën do ta fitojmë ne, presim edhe një nder nga Laçi

Barazimi mes Tiranës dhe Kastriotit në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte një rezultat pozitiv për skuadrën krutane dhe këtë e ka pranuar mesfushori i Kastriotit, Julian Shehu. Futbollisti që pak kohë më parë u grumbullua edhe nga Shpresat, është i bindur se skuadra e tij do të arrijë të mbijetojë në fund të sezonit.

Në një prononcim për ‘Supersport’, Shehu kërkoi një nder nga Laçi që luan këtë javë ndaj Tiranës. Shehu pranoi se ndaj Tiranës mund të ishin shënuar edhe gola megjithatë shton se ishte një rezultat i mirë edhe barazimi.

“Ishte ndeshje e vështirë për të dyja ekipet pasi nuk donim të dinim pa pikë. E kishim, përgatitur mirë ndeshjen por barazimi nuk ishte keq për ne. Kishim mundësi të shënonim por nuk arritëm. Shpresoj që Laçi të fitojë kundër Tiranës dhe të na bëjë një nder neve dhe besoj se do të ndodhë kjo gjë dhe në fund do të dalim ne të fituar”, tha Shehu. /Erjon Allaraj-VipSport.al/