Shehi: Provojmë shansin e fundit për Europën, presim sinjale nga KAS

Në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi e ka pranuar se është në ndeshje delikate ku detyrim për ta është fitorja. Në një prononcim për “SuperSport”, Shehi foli edhe për ecurinë e Skënderbeut, mungesat dhe… KAS-in.

“Është ndeshja e fundit pasi ndaj Kamzës nuk luhet dhe duam maksimumin duke parë si do dalin tjerët dhe ku do të renditemi në fund.

Mungesat? Ka qenë një javë me shumë probleme por kemi rikuperuar Radas, Bregu që do të jenë në 18-she pas atij lumi dëmtimesh dhe jemi të kënaqur me stafin mjekësor për punën.

Kush i ka parë ndeshjet kemi bërë sezon pozitiv dhe ishte tranzicion i madh por shpresoj të dalim në Europë dhe më e rëndësishmja është një sinjal nga KAS-i”, tha Shehi. /VipSport.al/