Shehi: Po ndikojnë shumë dëmtimet, fitorja ishte në vazhdë të ndeshjeve të mira

Skënderbeu arriti të fitonte ndaj Kukësit me rezultatin 0-3, duke qëndruar në garë për një vend për në Kupat e Europës. Trajneri Orges Shehi u shpreh pas ndeshjes i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe për ‘Supersport’ tha se kjo fitore erdhi si shkak i ndeshjeve të mira.

“Na vjen mirë për fitoren pas shumë muajve pasi nuk kishim çfarë humbasim. Kemi bërë ndeshje të mira edhe herë të tjera por nuk kemi shënuar ndërsa sot shënuam të parët dhe na ndihmoi ky gol.

Mungesat? Është një problem pasi sot dolën Muzaka e Krasniqi. Bregu po ashtu por jo në gradën e tyre. Futbolli kështu është, ka dëmtime dhe është për burra por do të shohim për të rikuperuar për ndeshjen e fundit që kemi ndaj Luftëtarit.

Jam i kënaqur me paraqitjen dhe Pëllumbi është që e kam aktivizuar pas largimit të Alitit. Ai do të më ketë çekan në kokë për të rritur performancën pasi është i ri dhe të rinjtë fluturojnë shpejt. Më vjen mirë që dalin lojtarë nga akademia dhe Lulaj vinte pas dëmtimit. E tregoi se është pjesë e Skënderbeut.

Ndryshoi konkludimi pas ndeshja nuk shënohet pa fituar. Kemi pasur raste me Teutën dhe kemi qenë prezent te porta kundërshtare por kur portieri del më i miri ke dominuar. Ndaj Kukësit kishim dëmtime dhe duke qenë të rinj kemi nevojë për eksperiencë. Dalja e Oto Xhon në Kupë ndikoi dhe pësuam golin e parë e më pas të dytin. Ndeshja është vazhdë e ndeshjeve të shkuara. Kemi dominuar por pa konkluduar ndërsa sot arritëm”, tha Shehi. /VipSport.al/