Shansi i fundit për Shkumbinin e Luzin në Durrës ose Tiranë!

Një tjetër shans për Shkumbinin e Luzin 2008 për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Të dyja ekipet që luajtën sot, ku Shkumbini u mund 1-0 nga Veleçiku i Kategorisë së Parë, dhe Luzi 2008 humbi 3-0 në Ballsh me Elbasanin do të luajnë 90’minutat e fundit si shansin e vetëm për t’u ngjitur në Superiore.

Pritet që FSHF tashmë të caktojë datën dhe orën e kësaj sfidë, por ka gjasa që ky duel mund të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ose në “Selman Stërmasi”.

Të dyja ekipet kanë bërë një paraqitje të mira në sfidat që  kanë zhvilluar sot, ndërsa e kanë si synim që në fillim të sezonit ngjitjen në të Parën.

E.S./Vipsport.al/