Shalandes publikon listën, Kosovë e frikshme e mbushur me yje

Kosova ka dy ndeshje delikate për kualifikueset e Euro 2019 duke qenë se luan ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë ku të dyja takimet i ka në transfertë. Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri Bernard Shalandes ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje ku në sy bie prezenca e shumë yjeve që janë kthyer në protagonistë te skuadrat e tyre.

Ashtu siç pritej, Florent Hadërgjonaj është grumbulluar për herë të parë me Kosovën duke i dhënë fund aventurës së tij me të rinjtë e Zvicrës, ndërkohë që risi është edhe mbrojtësi Ibrahim Drasheviç që aktivizohet me Herenvenin në kampionatin holandez, ndërsa është rikthyer Rashkaj.

Dy mungesa të rëndësishme janë Valon Berisha e Bernard Berisha me këtë të fundit që nuk është preferuar nga Shalandes në një skuadër ku ka futbollistë të tipit Rashica, Zeneli, Demhasaj, Nuhiu e Muriqi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/