Sezoni zhgënjyes i Realit, Varan: Pozitiv rikthimi i Zidan, dhomat e zhveshjes mund të shpërthenin

Mbrojtësi i Real Madrid, Rafael Varan tregon momentin negativ që e ka shoqëruar skuadrën gjatë këtij sezonin, ku bilanci në fund ishte nga më të këqijtë në karrierën e klubit të ‘Los Blancos’. Mbrojtësi, Kampion Bote me Francën, ndër të tjera tha se rikthimi i Zidanit ishte pozitiv, ndërsa ka pasur momente kur dhoma e zhveshjes mund të shpërthente.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë mbi të gjitha në nivel psikologjik, por gjithnjë ka diçka pozitive. Në ato momente shikohet karakteri i vërtetë pasi askush nuk mund të fshihet, njihemi më mirë në këto situata. Dhoma e zhveshjes nuk shpërtheu dhe mund të ndodhte. Kjo është pozitive ashtu si rikthimi i Zidan”, tha Varan.

Në fund, francezi u shpreh edhe për një afrim të mundshëm të Pogba në Madrid, teksa e pranoi se ka folur me mesfushorin por nuk mund t’i bëj publike bisedat me të, ndërsa tha se çdo futbollist i madh e ka një vend te Reali i Madridit.

/EgiCabeli-VipSport.al/