Seria A/ Empoli fiton pa Veselin, Parma mposht Fiorentinën dhe siguron qëndrimin në elitë (VIDEO)

Në ndeshjet e luajtura në kampionatin italian, Empoli ka marrë një fitore tejet domethënëse në garën për mbijetesë, teksa mposhtën Torinon me rezultatin 4-1. Për Empolin nuk pati vend nga minuta e parë në formacion mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Federik Veseli.

Mbrojtësi u aktivizua vetëm në minutën në minutën e 77 për emilianët teksa rezultati i ndeshjes ishte 3-1. Në minutat e mbetura, Empoli ia doli të shënonte edhe të katërtin duke siguruar tre pikët. Një triumf mjaft i rëndësishëm për objektivat e Empolit, teksa tashmë skuadra e Veselit kadalë nga zona e rënies nga kategoria. Ndërsa, rëndësi të veçantë do të ketë takimi i javës së ardhshme ndaj Interit në Milano.

Përsa i përket sfidës tjetër, Parma mposhti 1-0 Fiorentinën. Vendasit me anë të këtij rezultati morën pikët e mjaftueshme për të siguruar matematikisht qëndrimin në Serinë A për sezonin tjetër, ndërsa tashmë Fiorentina e trajnerit Vinçenzo Montela akoma nuk ka marrë pikët e mjaftueshme dhe është e përfshirë në garën e mbijetesës, teksa në javën e ardhshme ka ndeshjen direkte ndaj Xhenoas, në Firence.

/EgiCabeli-VipSport.al/