Selta Vigo rrezikon rënien në javën e fundit, por vëmendjen e marrin çmenduritë e 4 lojtarëve

Java e fundit e këtij sezoni në La Liga sheh përsëri Selta Vigon të jetë e rrezikuar nga rënia direkt, pasi ekziston mundësia që skuadra të arrihet me pikë nga Zhirona dhe ta shohë vetën të rrëshqasë në La Liga 2. Në një moment të tillë, normalisht mendohet se futbollistët duhet të jenë të përqendruar maksimalisht. Por në klubin spanjoll po ndodh e kundërta dhe vetëm brenda javës së fundit kanë qenë katër futbollistë që janë përfshirë në telashe të ndryshme

Të hënën, policia ka hapur çështje penale kundër Bufal dhe Budebu pasi kanë kaluar limitin e shpejtësisë duke nisur dy motorëve  të vegjël, ndërsa as nuk kishin leje t’i drejtonin ata. Sigurisht, ngjarja ka bërë bujë mes tifozëve, por jo aq sa e Emre Mor një ditë më vonë,

Talenti turk ka postuar një video në rrjetet sociale duke vrapuar dhe duke u hedhur në pishinën e shtëpisë së tij. Sigurisht, nuk është e ndaluar, përveçse në rastin kur je me një regjim të rreptë sportiv,. pasi futbollisti rezulton prej një muaji pushim për shkak të një problemi në kavilje.

Ndërkohë, dje i është shtuar listës së çudive të lojtarëve të kësaj skuadre edhe mesfushori ofensiv Pione Sisto. Ai pohoi se kishte lënë në mes një dietë të veçantë ushqimore, pasi i kishte shkaktuar probleme të shumta fizike, sidomos gjatë stërvitjeve ku thuajse kishte pësuar kolaps. Tashmë të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se cila është bëma e radhës e futbollistëve të Selta Vigos, të sigurt se do të ketë të tjera deri në ndeshjen e të shtunës ndaj Rajo Vajekanos. /vipsport.al/