Selenica barazon me Mirditën, shpallet kampione e Kategorisë së Tretë

Stadiumi “Selman Stërmasi” priti sot ndeshjen Mirdita-Selenica, e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Tretë. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1 dhe me këtë rezultat Selenica është shpallur e Kategorisë së Tretë.

Të dyja skuadrat e kishin siguruar ngjitjen në Kategorinë e Dytë dhe ndeshja kishte emocione. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Mirdita kaloi e para në avantazh, por nuk mundi ta ruante rezultatin, pasi Selenica barazoi.

Abdyl Kuriu dhe Sulejman Demollari ishin dy personalitet që dhanë medaljet për ekipin kampion të Kategorisë së Tretë, Selenicën. / Vipsport.al