Runej pa doreza ndaj ish-ekipit: Lojtarët e kanë mendjen te merkato dhe nuk e kanë frikë Solskjaer

Uejn Runej është një sulmues i cili historinë me ekipin e Mançester Junajtid e ka të shkruar me germa të arta, si një nga futbollistët më të mirë të Djajve të Kuq. Runej është ende i lidhur me ish-ekipin edhe pse është larguar prej dy viteve, fillimisht te Evertoni ndërsa tashmë aktivizohet në Amerikë, atje ku perëndon karriera e shumë yjeve.

Sulmuesi është kthyer të komentojë situatën në ish-klubin e tij, teksa shprehet se lojtarët  duhet ta kenë frikë trajnerin Solskjaer, teksa shtoi se disa nga futbollistët e kanë mendjen te merkato. “Mendoj se lojtarët duhet t’i frikësohen dikujt. Duhet t’i frikësohen trajnerit Solskjaer, apo Majkëll Karrik.

Në fillim Ole bëri një punë të jashtëzakonshme dhe futbollistët u ndjen të lirë dhe po kishin sukses me mënyrën se si po luanin. Por, papritur 7 apo 8 ndeshjet e fundit i kushtuan sezonin, ndoshta kjo edhe për faktin se disa prej futbollistëve po mendojnë për zërat e merkatos”, tha Runej.

/EgiCabeli-VipSport.al/