Rudi Garsia zyrtarizon largimin, Olimpik Marsejë me trajner të ri sezonin e ardhshëm

“Kam vendosur të largohem dhe ia kam bërë të ditur vendimin tim presidentit, i cili e pranoi. Nëse do t’i bindesha instiktit, do të qëndrojë, por arsyetimi im më thotë se është më mirë që të ndahemi këtu”.

Këto janë fjalët e trajnerit të Olimpikut të Marsejës, Rudi Garsia, në konferencë shtypi. Ai ka zyrtarizuar kështu mbylljen e bashkëpunimit me këtë klub, ku qëndroi dy vjet e gjysmë. Garsia është kritikuar shpesh për shpenzimet në merkato, që gjithsesi nuk e kanë ngjitur klubin e njohur në nivele të larta.

Ish-trajneri i Romës nuk ka dhënë asnjë detaj se ku mund ta vazhdojë karrierën e tij, ndërkohë që edhe emrat e kandidatëve të mundshëm për të zënë vendin e tij tek Olimpiku i Marsejë nuk kanë nisur ende të qarkullojnë. / Vipsport.al