Rriten kuotat e Lampard te Çelsi, Abramoviç do të plotësojë dëshirën e tifozëve

Rriten gjithmonë e më tepër kuotat e Frenk Lampard për stolin e Çelsit. Gjasat janë që italiani Mauricio Sarri të largohet, edhe pse londinezët e mbyllën kampionatin në vend të tretë dhe janë në finale të Europa League.

Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, nuk e ka konfirmuar qëndrimin e italianit, i cili kohët e fundit është kontestuar fuqishëm nga tifozët, madje disa nga ata që janë të abonuar kanë vendosur të nxjerrin në shitje biletat.

Dhe si zëvendësues i Sarrit shihet Lampard, një lojtar flamur i Çelsit deri disa vite më parë. Pas përvojës me Derbi Kountin, ai mund të marrë drejtimin e skuadrës ku ka fituar gjithçka. Tifozët e duan dhe Abramoviç mund t’ua plotësojë dëshirën. / Vipsport.al

more recommended stories