Rrezikohet finalja e Kupës, policia nuk e merr përsipër për shkak të protestës

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës e planifikuar për t’u zhvilluar në 2 qershor në “Elbasan Arena” rrezikon që të mos luhet. Ky lajm po qarkullon në orët e fundit të ditës së sotme në ambientet e FSHF-së.

Për shkak të protestës së opozitës ku pritet pjesëmarrje nga të gjitha qytete e Shqipërisë, Policia e Shtetit duket se ka kërkuar që kjo sfidë të mos luhet në 2 qershor në “Elbasan Arena”, ku edhe ishte planifikuar. Por kjo shkakton jo pak kaos.

Nga sa bëhet e ditur, disa lojtarëve titullarë dhe të rëndësishëm në radhët e të dyja ekipeve u kanë ardhur ftesa nga kombëtaret e tyre. Një prej tyre është edhe sulmuesi kryes i verilindorëve, mozambikasi, Rexhinaldo që pret sa më mbarë të mbarojë aktiviteti zyrtar.

E.S./Vipsport.al/