Rregulli i çuditshëm në Itali shuan ëndrrën e Berluskonit, por ndihmon Memushajn

Kampionati Italian i futbollit ka rregulla të çuditshme, sidomos ato që u përkasin ndeshjeve të play-off për ngjitjen në kategori. Rregulli më i famshëm është ai i pozicionit në tabelë, që të ndihmon edhe kur mbyll ndeshjen në barazim dhe sot ka vepruar në mënyra të ndryshme duke shuar ëndrrën e Silvio Berluskonit për t’u bërë përsëri protagonist në Itali dhe duke ndihmuar Ledian Memushajn.

Monza  e blerë nga ish-presidenti i Milanit, ia doli të shkonte në play-off për ngjitjen në Serinë B, ku sigurisht ai priste të kthehej menjëherë në një figurë të rëndësishme. Por ekipi i tij u mund 3-1 nga skuadra e Imolezes në shtëpi në ndeshjen e parë në play-off të Serisë C duke komplikuar gjithçka. Skuadra e cila drejtohet nga Kristian Broki sot tregoi forcën e vet, duke fituar po 3-1 në fushën e Imolezes, por u dënua nga rregulli në fjalë. Për Serinë C ai parashikon se në play-off, nëse dy skuadrat mbyllin të 2 ndeshjet me rezultate të njëjta, nuk ka shtesa apo penallti, por kalon turin ai që ishte renditur më mire në kampionat gjatë sezonit të rregullt, në rastin konkret Imoleze.

I njëjti rregull ndihmon Memushajn që të ketë më shumë mundësi që të shkojë në finalen e play-off për ngjitjen në Serinë A. Peskara e tij sot barazoi 0-0 ndaj Veronës në play-off të Serisë B dhe nëse ia del që të mbajë po në këtë barazm ndeshjen e kthimit në fushën e vet, kalon në turin tjetër falë këtij rregulli pasi në sezonin e rregullt është pozicionuar më lart se sa ekipi kundërshatar. /vipsport.al/