Rrëfimi i Dani Alvesh: Isha 95% i Real Madridit, falënderoj Del Nidon që nuk shkova!

Gjatë një interviste për “ESPN”, Dani Alvesh ka treguar një histori të shumë viteve më parë, që ka të bëjë me kalimin e tij te Real Madrid. Braziliani ka treguar se ishte shumë pranë këtij ekipi, kur luante ende me Seviljen:

“Isha 95% i Realit, gati të firmosja. Megjithatë, Del Nido, presidenti i Seviljes, është një tip i vështirë. Ishte futur në garë edhe Çelsi, por në fund vendosa të qëndroja te Sevilia. Mund ta falënderoj presidentin që nuk shkova te Real Madridi, pasi më pas firmosa për Barcelonën.

Reali ishte një skuadër fituese dhe unë nuk dëshiroja të shkoja atje për të mbajtur “status quo”-në. Për mua ishte më emocionuese të ndërtoja atë që ndërtuam me Barcelonën. Duhej të ndryshonim historinë dhe ia arritëm qëllimit. Në Madrid thjesht do të shtonim faqe të një libri që ishte shkruar më parë. Me Barcelonën ishte ndryshe”, – ka thënë mes të tjerash Dani Alvesh. / Vipsport.al