Rrëfimi i Bekam: Ferguson më ndaloi të zbrisja në fushë, i preva flokët në Wembley

Dejvid Bekam gjithnjë është njohur për modelet e tij të flokëve të cilat binin në sy po aq sa edhe talenti i tij në fushën e blertë. Ish-futbollisti ka qenë gjithnjë i lidhur me modën dhe është njohur si një ikonë e saj në botën e sportit. Mirëpo, duke pasur një trajner si Sir Aleks Ferguson te Junajtid, modelet e flokëve ekstravagante nuk ishin të mirëpritura nga skocezi.

Në një rrëfim të vetë Bekam, ish-mesfushori tregon se në vitin 2000 kishte pasur një model flokësh i cili ishte në modë, por këtë nuk ia kishte zbuluar trajnerit Ferguson, teksa në stërvitje kishte mbajtur kapele për ta fshehur modelin. Mirëpo, para se të zbriste në fushë ndaj Çelsit  për një ndeshje të ‘Charity Shield’, ishte detyruar të tregonte modelin, i cili nuk u pranua nga Ferguson. “Hyra në dhomat e zhveshjes dhe isha shumë i frikësuar pasi ai nuk i kishte parë flokët. Gjatë stërvitjeve mbaja një kapele, gjithnjë me kapele, por ishte koha e ndeshjes  dhe ndërsa po bëhesha gati e hoqa kapelen.

Por sa më pa më tha ik edhe preji flokët. Qesha, por më tha se e kishte seriozisht. Duhej t’i bindesha dhe gjeta një palë gërshërë dhe i preva flokët në Wembley. Tani gjërat kanë ndryshuar, më përpara nuk na linin të vishnim as një palë atlete të kuqe”, tha Bekam.

/EgiCabeli-VipSport.al/