Rivaldo: Hazard përshtatet shpejt me Realin, Guardiola do kthehet në Spanjë

Ish-futbollisti i Brazilit, një nga më të mirët në kohën e tij, Rivaldo, mendon se transferimi i Hazard te Reali është diçka normale, pasi madrilenët pas një sezoni të dobët do të kërkojnë të rikthehen sërish kompetitivë, ndërsa shtoi se adaptimi i belgut nuk do të jetë një problem pasi do t’i shërbejë eksperienca e grumbulluar në Premier League.

“Është një transferim që ishte i nevojshëm nga të dyja palët. Për Realin pasi kaloi një sezon zhgënjyes dhe duhet të reagojë për sezonin tjetër. Ndërsa Hazardit i duhet një sfidë më e madhe se Çelsi dhe Reali është një e tillë. Besoj se përshtatja me Realin nuk do të jetë një problem pasi me moshën e tij, pjekurinë dhe eksperiencën e krijuar në Angli do të adaptohej shumë shpejt me futbollin spanjoll”, tha Rivaldo.

Ndërkaq ish-futbollisti i Barcelonës, tha se Pep Guardiola sipas mendimit të tij do të kthehej shumë shpejt në Spanjë pasi është një njeri që nuk qëndron dot për shumë kohë larg familjes dhe miqve të tij. Kujtojmë se Guardiola dhe Rivaldo kanë qenë pjesë e Barcelonës si futbollist teksa ndarë sëbashku 98 ndeshje në ‘Camp Nou’.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories