Riorganizim total te Apolonia, ja projekti që kanë në Fier

Drejtuesit e Apolonisë së Fierit pritet që të bëjnë një riorganizim të skuadrës total, që pritet të përfshijë stafin teknik dhe ndihmësit e Stojkut, por edhe ekipin. Nga sa mësohet nga burime zyrtare pranë skuadrës fierake, bëhet e ditur se do të synohen që të afrohen 6-7 lojtarë cilësorë nga merkato.

Ndërsa, fillimisht do të ketë skarcime dhe bëhet fjalë për ata lojtarë të cilët nuk kanë bindur, ndonëse iu është dhënë mundësia dhe kanë luajtur titullarë në javët e fundit.

Por, klubi nuk është çudi që të përfitojë edhe nga shitjet e lojtarëve të talentuar të cilët janë në kontratë dhe mund të shkojnë jashtë vendit. Bëhet fjalë për Harizjan, Mihanën, Sotën apo dhe Dudajn.

Të katër lojtarët nuk përjashtohet mundësia që të provohen sërish dhe të vijojnë karrierën në kampionate të njohura jashtë vendit, gjithnjë nëse do t’u jepet pëlqimi nga drejtuesit fierakë të cilët kanë edhe kartonin e tyre duke qenë se janë nën kontratë.

Por, prioritet do të kenë sërish edhe disa lojtarë të akademisë, ku këtë sezon spikati jo pak me aktivizimin e tij sulmuesi 18-vjeçar Marjo Gjata që ka shënuar edhe 4 gola.

E.S./Vipsport.al/