Rinovimi i Bajernit kalon nga ylli i Sitit, bavarezët nisin kontaktet e para

Bajerni i Mynihut ka edhe një ndeshje në Bundesliga për të siguruar dhe mbrojtur titullin kampion. Një ndeshje speciale për bavarezët teksa do të kërkojnë t’i japin lamtumirën e merituar veteranëve Roben dhe Riberi. Të dy futbollistët do të mbyllin pas shumë viteve aventurën në Gjermani, të detyruar edhe nga mosha.

Megjithatë, drejtuesit e Bajernit kanë nisur lëvizjet për të mbushur boshllëqet nga largimet. Emri i preferuar në Mynih është ai i sulmuesit të Mançester Siti, Leroi Sane. Bavarezët mesa raportohet nga Anglia kanë nisur kontaktet e para dhe besojnë se mund t’ia dalin ta transferojnë në’ Allianz Arena’, duke qenë se për momentin rinovimi i kontratës së futbollistit me Sitin ka ngecuar.

Kontrata e Sane me ‘Qytetarët’ përfundon në 2021, por në rast se rinovimi mungon atëherë Siti do të mendojë ta shesë për të përfituar sa më shumë. 23-vjeçari gjithashtu është i pakënaqur edhe nga minutazhi në dispozicion pasi tekniku Guardiola ka preferuar si titullar në krahët e sulmit, Sterling dhe Bernardo Silva.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories