Rikthimi në Vlorë ishte iluzion, Agustin Torasa “debuton” në ekipin e ri

Agustin Torasa ka mbetur pa skuadër prej muajit janar kur zgjodhi të largohej nga Flamurtari, për shkak të problemeve ekonomike të vlonjateve. Argjentinasi, i cili më parë ishte aktivizuar edhe te Partizani vendosi të largohej sëbashku me Albi Allën drejt Kinës.

Mirëpo, ekipi ku firmosi fantazisti falimentoi dhe prej asaj kohe Torasa ka mbetur pa skuadër. Ndërkohë, para disa kohësh u përfol për një rikthim të tijin në Vlorë, teksa u pretendua se klubi kuqezi do t’i jepte garanci financiare. Megjithatë, asgjë nuk u konkretizua dhe në këtë formë futbollisti mbeti pa skuadër.

Tashmë, në pritje të sezonit të ri Torasa ka menduar për një ndeshje me miqtë e tij për të ruajtur disi edhe formën sportive. Argjentinasi nëpërmjet rrjetit social Instagram, ka shpërndarë foton me miqtë e tij para një ndeshje futbolli. Ndërkohë, e ardhmja e Torasës mbetet në udhëkryq, teksa nuk përjashtohet një rikthim në Kategorinë Superiore.

/Egi Cabeli-VipSport.al/