Rezultatet, Kategoria e Dytë / Sopoti synon vendin e dytë, plas sherri në Përmeti-Gramozi!

Janë luajtur sot katër takime të javë së 23-të të Kategorisë së Dytë. Kukësi B është mundur në fushën e vet nga Ada, ndërsa Sopoti ka mposhtur Klosin me rezultatin 3-1.

Në sfidën e Grupit B mes Përmetit dhe Gramozit, ndonëse dy klubet njihen për marrëdhëniet e tyre të mira, nuk kanë munguar incidentet e madje edhe sherr në fushë. Madje, gjyqtari ka ndëshkuar me kartonë të kuq nga vendasit Zhamon e Mamushin, kurse Gjonin e Bakin për miqtë nga Erseka. Pa thënë se janë marrë edhe plotë 5 kartonë të verdhë nga skuadra vendase.

Një sfidë pa shumë interes, ajo mes Butrintit e Tepelenës, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1 për ekipin vendas të Sarandës. Ja rezultatet e ndeshjeve që janë zhvilluar sot në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë:

Kategoria e Dytë / Rezultatet

Grupi A

Kukësi B-Ada 2-3

Sopoti-Klosi    3-1

Grupi B

Përmeti-Gramozi         3-1

Butrinti-Tepelena        2-1