Rezultatet dhe renditja/Java e fundit në Maqedoninë e Veriut, Shkupi shkon në Europë

Berat Ustabasi është heroi i Shkupit, i cili shënoi dy herë në minutat e fundit, duke përmbysur disavantazhin e Rabotniçkit në ndeshjen e luajtur sot në javën e fundit në transfertë. Kjo fitore e arritur në transfertë e ngjiti ekipin kryeqytetas në vendin e katërt, që do të thotë kualifikim në Ligën e Europës.

25-vjeçari shënoi në minutat 89’ dhe 90+2’, duke siguruar një fitore të pabesueshme dhe duke dërguar “Shvercerat” në ekstazë. Të pafata Renova dhe Makedonija GP, të cilave nuk ju mjaftuan fitoret në javën e fundit të kampionatit të Maqedonisë Veriore.

Shkëndija u mposht nga Renova me rezultatin 3-2, ku sot luajtën rezervat e tetovarëve. Ja rezultatete e sfidave të zhvilluara sot:

Rezultatet

Sileks-Belasica                                    1-2

Pobeda-Makedonija                            1-3

Akademija Pandev-Vardar                 1-1

Renova-Shkëndija                               3-2

Rabotniçki-Shkupi                              1-2