Revolucioni i Alegrit, nga Juventusi largohen pesë lojtarë nëse trajneri qëndron

E ardhmja e disa lojtarëve të Juventusit është e lidhur direkt me të ardhmen e trajnerit Masimiliano Alegri. Kjo do të thotë se qëndrimi i tij në stolin bardhezi do të sillte largimin e tyre.

Bëhet fjalë për pesë lojtarë të grupit aktual, që pritet të shiten në verë, nëse Alegri mbetet bardhezi. Lamtumirat e para pritet të jenë ato të Zhoao Kanselo, Douglas Kosta dhe Paulo Dibala. Në vend të tyre, trajneri Alegri kërkon një mbrojtës me aftësi më të mira mbrojtëse, një sulmeus anësor si Federiko Kieza dhe një mesfushor qendre si Isko apo Nikolo Xaniolo.

Përveç Kanselos, Douglas Kostës dhe Dibalës, nga Juventusi do të largohen në verë edhe lojtarë si Miralem Pjaniç dhe Mario Manxhukiç, gjithmonë nëse qëndron trajneri Alegri. Janë të gjithë futbollistë me kualitet, që çdo skuadër do të dëshironte t’i kishte në përbërje. / Vipsport.al