Revolta e tifozëve shkodranë ndaj drejtuesve: Largohuni se na turpëruat!

Humbja me Bylisin dhe sidomos loja e dobët në finale e Kategorisë së Parë, një trofe që duhet të ngushëllonte sezonin e shkodranëve ka irrituar pa masa tifozët e skuadrës shkodrane. Në fakt, në Durrës kanë qenë të shumtë, madje edhe më shumë se një ndeshje shtëpie të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Por, kur administratori Suat Lici ka lënë stadiumin dhe i është drejtuar dhomave të zhveshjes, disa ultras që kanë qenë duke u larguar kanë akuzuar dhe kanë kërkuar largimin e tyre: “Ikni se e turpëruat Vllazninë! A ka më turp se kaq, ikni sa nuk është vonë”, ndërkohë që askush nuk iu ka kthyer përgjigje.

Nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë edhe një mbledhje në Shkodër, ndërsa ato që do të vendosin janë zgjedhjet bashkiake.

E.S./Vipsport.al/