Reali nuk kënaqet vetëm me Hazard, kërkon edhe yllin e Liverpulit

Reali i Madridit është shumë pranë firmës me Eden Hazard teksa palët po presin përfundimin e sezonit për të zyrtarizuar marrëveshjen. Mirëpo, ‘Los Blancos’ do të kërkojnë të shkëpusin edhe një tjetër yll nga Premier League. Bëhet fjalë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Salah.

Kjo nuk është hera e parë që emri i egjiptianit lidhet me ‘galaktikët’. Finalisti i Champions League është futbollisti kryesor i Liverpulit dhe këtë sezon ka shënuar 22 gola në kampionatin anglez. Pikërisht për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë të bindesh trajnerin Jurgen Klop të heqë dorë nga ylli i tij më i shndritshëm.

Megjithatë madrilenët janë në hapa e parë të planit, teksa në sezonin e ardhshëm nën udhëheqjen e Zinedin Zidan do të kërkojnë të rikthehen pretendentë në çdo kompeticioni ku marrin pjesë. Si duket në Madrid, ëndërrojnë një treshe sulmuese të frikshme me Hazard, Benzema dhe Mohamed Salah.

/EgiCabeli-VipSport.al/