Ramadani zbardh të ardhmen e tij: I lumtur për Partizanin, Reja na solli qetësi

Prej ditësh, futbollistët e Kombëtares janë grumbulluar në Durrës, te kompleksi “Tropikal” aty ku do të qëndrojnë edhe disa ditë të tjera para se të nisen për në Frankfurt ku do të kryejnë stërvitjet e fundit para ndeshjes ndaj Islandës. Një nga të grumbulluarit është edhe mesfushori Ylber Ramadani që ka mbyllur sezonin në Danimarkë me Veljen.

Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh Reja ka sjellë qetësi në kampin kuqezi, ndërkohë që ka folur dhe për të ardhmen e tij dhe për titullin kampion që ka fituar Partizani, ish-skuadra e tij në të kaluarën.

“Secili trajner ka punën e vet dhe mendoj se secili trajner krijon harmoni dhe tani jemi më të qetë dhe presim t’i fillojmë mirë këto ndeshje.

Partizani? Atë vit kur isha te Partizani, më mbeti merak që nuk isha kampion. Sivjet jam shumë i lumtur dhe e uroj për këtë titull. Mendoj se në Danimarkë kam bërë mirë dhe kam luajtur edhe i dëmtuar. Edhe ndaj Andorrës kam luajtur i dëmtuar dhe dëshiroj që të qëndroj në Europë”, tha Ramadani. /VipSport.al/