Rabiot dezerton festën e titullit kampion me PSG-në, nuk paraqitet në stadium

Është jashtë skuadre që prej muajit dhjetor, por mesfushori Adrien Rabiot ishte ftuar në festën e titullit kampion nga PSG-ja, festë që u zhvillua pas fitores 4-0 ndaj Dizhonit.

Megjithatë, sipas asaj që bën me dije “L’Equipe”, Rabiot, i cili vendosi të mos rinovonte me klubin parisien kohë më parë, nuk u paraqit në stadium, duke e dezertuar festën e titullit kampion me shokët e skuadrës.

Për futbollistin francez ka pasur interesim nga klubet më të mëdha në Europës, si Barcelona, Juventusi, por edhe disa të tjerë nga Anglia, megjithatë ende ai nuk ka bërë zgjedhjen përfundimtare. Aventura e tij me PSG-në ka përfunduar në mënyrën më të keqe. Edhe pse skuadra kishte nevojë për mesfushorë, është lënë jashtë grupit nga drejtuesit, ndërsa nëna e futbollistit ka akuzuar klubin se po e trajton si një të burgosur. / Vipsport.al