Progni: Tirana pa tifozë? Ka të bëjë me karakterin, ndoshta nuk e përballojnë presionin

Gerhard Progni është një nga elementët më të spikatur të Teutës së këtij sezoni, dhe me golat e tij po bën diferencën për durrsakët të cilët ëndërrojnë që të shkojnë përsëri në Europë.

“Nuk është hera e parë që shënoj, e rëndësishme është që morëm tre pikët dhe është fitore e rëndësishme për të shkuar në Europë”, deklaroi Progni sot në “Sport Neës Plus”, ku ai foli për përballjen me ish-skuadrën e tij, Partizanin. “Do kisha pasur dëshirë të dilja kampion me Partizanin se kam dalë nga ai klub se si titull e kam shijuar me Skënderbeun. Më bëhet qejfit  më bëhet qejfi për Partizanin për tifozët dhe për çunat”, tha ai.

Ish-mesfushori i Partizanit komentoi edhe atë ndeshje pa gola dhe pa tifozë të Tiranës ndaj Kastriotit dhe e argumentoi si të çuditshme mungesën e mbështetësve në tribuna. “Ka të bëjë me karakterin se ka lojtarë që me një të sharë e ka mendjen te tifozi, jo te ndeshja. Më mirë me tifozë, por varet nga karakteri i lojtarit. Aty ndoshta  nuk e përballojnë presionin”, tha ai. /vipsport.al/