Probleme për mesfushorin e Kombëtares, klubi i prish kontratën dhe e lë mes katër rrugëve

Kur po i afrohemi fundit të kampionateve të ndryshme në Europë, shumë prej futbollistëve të Kombëtares pritet që të ndryshojnë skuadrën e tyre në merkaton e verës dhe një nga to është edhe truri i mesfushës, Migjen Basha. Mesfushori i Kombëtares që aktivizohet në kampionatin grek me Arisin, nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit dhe është pranë largimit.

Mediat greke raportojnë se Basha ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm por klubi pritet ta ftojë në takim dhe t’i bëjë me dije se kontrata e tij do të prishet në mënyrë të njëanshme, nga vetë klubi. Shkak për këtë vendim, raportohet të jetë sjellja e Bashës të cilët raportojnë se Basha shpesh herë ka thyer disiplinën, megjithëse nuk njihet për një natyrë të tillë.

Vetë Basha ka kërkuar bisedime me klubin pasi në javët e fundit nuk ka pasur hapësira të nevojshme por kërkesa e tij nuk është miratuar. Ditët në vijim, Basha do të jetë një lojtar i lirë dhe do të kërkojë për një skuadër tjetër. Pak kohë më parë, ishte Mavraj ai që u largua nga ARIS duke firmosur në Gjermani me Ingolshtadin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/