Pretenduan Superioren, dy largimet e radhës nga skuadra e Besës

Besa, një muaj më parë ishte shumë afër Superiores, por humbja 0-1, e më pas dënimi nga Disiplina dhe rezultati 0-3 në favor të rivalit të saj, Bylisit të Ballshit bën që shpresat të veniteshin. Pas saj sfide nisën edhe largimet. Mëllugja, Danaj e Çekiçi zyrtarizuan largimet.

Idakvo Dikson, sapo mbaroi kampionati zyrtarisht firmosi te Erzeni i Shijakut ku edhe do të luajë në sezonin e ardhshëm. Por, ka edhe të tjera largime. Dy lojtarët nigerianët Efiong Ejo si dhe Çinonso Onu nuk do të jenë më pjesë e Besës me shumë mundësi.

Ashtu si dhe trajneri Gugash Magani që ka marrë oferta nga skuadra të Superiores dhe zor se mund të qëndrojë në Kavajë sezonin e ardhshëm.

E.S./Vipsport.al/