Presidenti Demi u premton tifozëve: Do t’i ngjajmë Skënderbeut, luajmë në stadiumin tonë

Partizani arriti të fitonte titullin kampion pas 26 vitesh pritje dhe sot ndaj Kukësit do të ngrejë trofeun lart pas një sezoni të gjatë. Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi në një prononcim për “Top Channel” u shpreh se Partizani do të ketë stadiumin e vetë këtë sezon.

Sakaq, ai i ka premtuar tifozëve se do të ketë një rrugë të gjatë dhe me suksese duke iu kërkuar që të jenë të qetë, pasi Skënderbeu është skuadra së cilës do t’i ngjajë Partizani.

“Kishte një ëndërr për tifozët. Ishte sakrificë dhe mund i arritur me sukses. Tifozeria të jetë e qetë dhe të sigurt se Partizani do të jetë skuadër për para. Për stafin nuk ka mbaruar asgjë, do të marrim shembullin e Skënderbeu. Nga kylu vit, do t’i kemi ndeshjet në fushën tonë dhe në ministadiumin tonë të vogël. Do të kemi rezultate me një ekip më Luftarak. Është dhënë premtimi dhe këtë sezon fillojmë në stadiumin tonë të ri.