Premion e fitimit të titullit kampion nga FSHF, pukjanët e shpërndajnë!

Tërbuni u ngjit në Kategorinë e Parë, por jo vetëm kaq, arriti që të mposht në finale duke e mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Devollit. Fituesit e titullit kampion të Kategorisë së Dytë përfitojnë si shpërblim nga FSHF-ja 20 milionë lekë të vjetra.

Drejtuesit më të lartë të skuadrës pukjane, ndonëse kanë qenë korrekt e kanë shpërblyer ekipin me premio, e madje, duke e shpërndarë të gjithë shumën për fituesit e titullit. Nga sa bëhet e ditur, në sezonin e ardhshëm pukjanët do të jenë një ekip solid.

Madje, bëhet e ditur se do të ketë afrime cilësore për një ekip që të ketë pretendime dhe të mos e diskutojë më mbijetesën.

E.S./Vipsport.al/