Portugalia publikon listën për Ligën e Kombeve, suksesi kalon nga këmbët e Ronaldos dhe talentit të Benfikës

Ditën e sotme Kombëtarja e Portugalisë ka shpallur zyrtarisht listën e lojtarëve të grumbulluar për finalet e Ligës së Kombeve. Luzitanët do të përballen në këtë kompeticioni në gjysmëfinale përballë Zvicrës më datë 5 qershor, ndërsa nga ana tjetër Anglia sfidon Holandën.

Në lidhje më këtë kompeticion, trajneri Fernando Santos ka bërë zgjedhjet e tij, ndërsa bie në sy lënia jashtë e sulmuesit Andre Silva. Ndërkaq, pjesë e Kombëtares do të jetë Kristiano Ronaldo, edhe pse 34-vjeçari nuk ishte grumbulluar më parë në ndeshjet e Nations League.

Duke parë emrat pritet që futbollisti i Juventusit sëbashku më talentin e shumëkërkuar të Benfikës, Zhoao Feliks të mbajnë peshën kryesore të sulmit. Mungesa tjetër në listën e Kampionëve të Europës është Zhoao Mario, i cili nuk është preferuar nga trajneri Santos. Më pas, pjesa tjetër nuk ka surpriza, teksa janë emrat që kanë mbajtur peshën e Portugalisë në kohët e fundit.

/EgiCabeli-VipSport.al/