Po shkëlqen me skuadrën e tij, Betis vihet pas shërbimeve të sulmuesit shqiptar

Vedat Muriqi po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin me turk me skuadrën e tij, aty ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në mënyrë të vazhdueshme. Forma që po kalon me Rizesporin, ka bërë që shumë skuadra në Turqi dhe jo vetëm të mendojnë për shërbimet e tij dhe pritet që të vijnë ofertat e para.

Oferta më e bujshme, me shumë gjasa do të jetë ajo që mund të vijë nga Spanja pasi Real Betis po përgatit ofertën karshi sulmuesit shqiptar që aktivizohet me Përfaqësuesen e Kosovës. Ka qenë prestigjiozja spanjolle “AS” ajo e cila ka dhënë lajmin në lidhje me këtë interesim të klubit spanjoll duke dhënë edhe detaje.

Betis e sheh Muriqin si një operacion “low-cost” për merkaton e verës dhe është i gatshëm të ofrojë rreth 4.5 milionë euro për shërbimet e tij duke tentuar që të mposhtë në këtë duel edhe gjigandët e Fenerbahçes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/