Pjesë e suksesit historik të Atalantës, paraqitja e Gjimshitit vlerësohet pozitivisht

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte edhe në mbrëmjen e djeshme titullar për Atalantën. Bergamaskët fituan ndaj Sasuolos me rezultatin 3-1, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Skuadra e drejtuar nga Gasperini u kualifikua për herë të parë në histori në grupet e Champions League.

Një meritë të madhka edhe mbrojtësi shqiptar, i cili fitoi besimin e trajnerit me paraqitjet e tij në fushë, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm. Ndërkohë, edhe në ndeshjen e djeshme, në notat pas ndeshjes nga ‘Eurosport’, Gjimshiti u vlerësua me niton 6. Në përshkrimin e ndeshjes së Gjimshitit, ‘Eurosport’, e përshkruante ndeshjen e 26-vjeçarit të qetë dhe të sigurt. “ Si të gjithë shokët e skuadrës, fiton qetësi gjatë ndeshjes, pas një fillimi të shpërqendruar. Më pas gjen qetësinë dhe sigurinë”.

Në këtë formë, mbyllet një sezon i suksesshëm për Gjimshitin dhe Atalantën, që në sezonin e ardhshëm do të luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, Champions League.

/EgiCabeli-VipSport.al/