Përfundon sfida në Fushë-Krujë, Kastrioti fiton dhe rihap garën e mbijetesës

U Luajt në stadiumin e Fushë-Krujës një ndeshje tejet e rëndësishme përsa i përket objektivave të Kastriotit. Krutanët morën një fitore tejet të rëndësishme përballë Flamurtarit, teksa çdo rezultat tjetër mund të rezultonte fatal për qëndrimin e ekipit në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë, edhe vlonjatët kishin objektivat e tyre, ndërsa aktualisht pas kësaj humbje kanë lëshuar terren përsa i përket garës për në Kupat e Europës. Sa i përket ndeshjes, krutanët shënuan nga një gol për pjesë në fitoren 2-0 të skuadrës. Fillimisht në pjesën e parë ishte Shehu që ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, ndërsa në të dytën Roxher mbylli llogaritë e takimit.

Pas këtij suksesi, Kastrioti ka rihapur garën për mbijetesën, teksa është vetëm 2 pikë pas Tiranës së një pozicionin më sipër.

90’+3 Përfundon ndeshja me fitoren e Kastriotit

89′ Kastrioti udhëheq me dy gola diferencë

54′ Gooool Roxher shmang mbrojtësit vlonjatë dhe përballë portierit tregohet i saktë

49′ Trajneri i Kastriotit,  Devolli, zëvendëson Markun me Okebukun

45′ Përfundon pjesa e parë, Kastrioti në avantazh

30′ Gooool Shehu ekzekuton në perfeksion goditjen e dënimit

23′ Rezultati mbetet i barabartë me rezultatin 0-0

15′ Taulant Marku humbet një mundësi ideale për të kaluar në avantazh

13′ Rezultati mbetet e barabartë me rezultatin 0-0

3′ Bardhi kroson rrezikshëm në zonë, por nuk arrin Marku

1′ Starton ndeshja mes Kastriotit dhe Flamurtarit

 

 

 

Kastrioti: Puja, Neziri, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H. Marku, Bardhi, T. Marku, Roxher

 Trajner: Bledar Devolli

Flamurtari: Qirko, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta, Ymeraj, Batha, Mustafa, Beqja, Ribaj, Ziaj

Trajner: Ilir Daja.