Përfundon ndeshja në Durrës, Teuta mposht kampionët e Partizanit (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Niko Dovana’ mes Teutës vendase dhe Partizanit tashmë të shpallur edhe matematikisht kampion të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Durrsakët kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme për objektivin e Kupave të Europës.Skuadra e trajnerit Shkëmbi i mposhti të kuqtë e pamotivuar me rezultatin 2-0, teksa shënoi nga një gol për pjesë.

Fillimisht ishte sulmuesi Gerhard Progni, i cili zhbllokoi shifrat. Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës vendasit gjetën dhe golin e sigurisë pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga mesfushori Sherif Kallaku. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Teuta administroi avantazhin e pashqetësuar.

Pas këtij suksesi, durrsakët ruajnë vendin e tretë në klasifikim duke i afruar edhe më shumë Kupave të Europës. Ndërkaq, tashmë për Partizanin nuk ndryshon asgjë pasi të kuqtë janë shpallur kampionë të këtij sezoni.

 

Teuta-Partizani

90+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Teutës

82′ Mensah provon në zonë, por mbyllet nga mbrojtësi Shkalla

72′ Provon Asani në hyrje të zonës, por ndal lehtësisht Hidi

59′ Rast në zonë për Vajushin por topi ndalet nga mbrojtësi Ferati

53′ Trajneri Gega mbaron zëvendësimet, aktivizon Trashin dhe Kodrën

51′ Goooool Kallaku tregohet i saktë nga 11 metra

50′ Penallti në favor të Teutës, e fiton Vajushi

47′ Progni pranë golit, ndalet nga tranversa

46’Starton pjesa e dytë, trajneri Gega largon Kardozon për Asanin, Shkëmbi aktivizon Vajushin

45′ Përfundon pjesa e parë

39′ Shpërdoron Mensah i vetëm përballë portierit Hidi

34′ Gooool, zhbllokohet sfida shënon Progni

32′ Ndëshkohet me të verdhë Arapi, pas një ndërhyrje ndaj Kardozos

30′ Pretendon për penallti Kallaku, por arbitri vazhdon lojën

28′ Duka tenton kuadratin, por në gatishmëri portieri Hidi që largon rrezikun

25′ Provon Bushiç me kokë, por pa saktësi

14′ Duka deperton në zonë, pason për Mensah por sulmuesi shpërdoron një rast të pastër

10′ Kundërsulm i Partizanit, Duka pason te Kalari por ky i fundit nuk gjen kuadratin

9′ Lëviz mirë në zonë Kallaku, por në fund fiton vetëm goditje këndi

1′ Starton sfida në Niko Dovana

TEUTA: Hidi, Shkalla, Frashëri, Hakaj, Arapi, Kallaku, Sidibe, Gashi, Progni, Avdyli, Bushiç

Trajner: Bledi Shkëmbi

PARTIZANI: Xhika, Belica, Kalarai, Rexhepi, Ferrati, Jaiteh, Kote, Duka, Mensah, Kardozo, Çinari.

Trajner: Skënder Gega