Përfundon Bundesliga/ Bajern Mynih shpallet kampion, Rashica shënon për Verderin (VIDEO)

Bajerni është shpallur zyrtarisht kampion i këtij sezoni në kampionatin gjerman. Java e fundit e cila u luajt ditën e sotme zyrtarizoi bavarezët si kampionë pas një gare deri në minutat e fundit me ekipin e Dortmundit, që zhvilloi një sezon fantastik por sërish nuk ka mjaftuar përballë skuadrës së trajnerit Niko Kovaç. Bajerni i Mynihut triumfio me rezultatin 5-1 në ndeshjen e fundit ndaj Ejntrahtit duke zhvlerësuar fitoren e Dortmundit 0-2 përballë Gladbahut.

Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e një goli, ndërsa edhe pse u barazuan në të dytën reaguan dhe treguan forcn duke realizuar edhe  4 herë të tjera. Ndërkohë, nuk munguan as golat e Riberi dhe Roben. Tepër special për dy futbollistët të cilët e kishin takimin e fundit me Bajernin teksa do të largohen nga skuadra pas shumë sezonesh. Ndërkaq, pas kësaj humbje Ejntrahti i Frankfurtit mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, ndërsa Champions-in e siguroi Bajer Leverkusen.

Ndërkaq, në takimet e sotme protagonist ishte dhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili realizoi golin e parë në fitoren 2-1 të Verderit. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e mbyllur me gol një sezon fantastik në aspektin personal. Megjithatë, ekipi i lojtarit nga Vushtrria nuk ia doli të kualifikohej për në zonën europiane.

/EgiCabeli-VipSport.al/