Përfaqësuesja e Kosovës bën gjestin e madh, dhuron 25 mijë euro për bamirësi

Përfaqësuesja e Kosovës pak ditë më parë ka qenë autore e një akti bamirësie teksa ka dhuruar një shumë prej 25 mijë eurosh për një shoqatë bamirësie, “Jetimat e Ballkanit” për  të ndërtuar një shtëpi të re për një familje në nevojë. Ai që e ka njoftuar ka qenë Halil Kastrati, i cili edhe udhëheq shoqatën e bamirësisë.

“Kombetarja e Kosoves dhe i gjithe Stafi i saj dhuruan 25 mije euro ne shoqaten tone. Nga ky donacion do te behet nje familje me shtepi te re si dhe do te dhurohet nje Iftar ne kuzhinen tone. Faleminderit te gjithe lojtareve dhe Stafit te Kombetares sone.Suksese dhe Zoti ju shperblefte”.

Në gjest vërtet për t’u vlerësuar nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa në muajin e ardhshëm Dardanët do të luajnë dy ndeshjet kualifikues të Euro 2020 në transfertë  ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, respektivisht më datat 7 dhe dhe 10 qershor.

/Egi Çabeli-VipSport.al/