Pas barazimit me Teutën, Gjici kërkon Kupën nga Kukësi

Barazimi me Teutën në Kamzë në fundjavën e shkuar, sigurisht që nuk ka kaluar lehtë në kampin kuksian. Dalja nga gara për titullin, natyrisht nuk ka kaluar lehtë, nga stafi dhe skuadra aq më tepër që ka qenë një trofe që presidenti Safet Gjici e ka kërkuar me ngulm këtë sezon.

Por, Gjici ka kërkuar nga stafi dhe skuadra në takimet e ditëve të fundit që ka pasur me ta medoemos fitimin e trofeut të dytë për nga rëndësia, Kupën e Shqipërisë.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë me Skënderbeun, skuadra e Kukësit arriti që të fitojë në Kamzë me rezultatin 2-1, që jpe shpresë për ndeshjen e kthimit dhe mbërritjen në finale, e aq më tepër që trajneri Gjoka ka 10 ditë kohë që ta ketë skuadrën më të plotë edhe me Valdet Ramën.

Por, me shumë gjasa edhe Ylli Shameti do të jetë gati, ndoshta që në sfidën e kthimit në Kupë, duke ditur eksperiencën që ka dhe kontributin në radhët e kuksianëve.

E.S./Vipsport.al/