Parulla për De Rosin dhe Ramsei më ish-ët si tifozë VIP, ndeshja e Juves ka spektakël jashtë fushës

Dueli i sotëm mes Juventusit dhe Atalantës i shërben më shumë bergamaskëve që kërkojnë një vend në Ligën e Kampioneve, por do të jetë edhe nata në të cilën bardhezinjtë do të festojë zyrtarisht titullin kampion në Serinë A para tifozvëe të tyre me ceremoninë përkatëse. Ndaj edhe në tribuna është parë një tifozeri ndryshe nga ajo e ndeshjeve të kaluara, me shumë emra VIP të pranishëm për këtë duel.

Dy prej tyre ishin Xhixhi Bufon dhe Fernando Jorente, ish-lojtarë të Juventusit në edicionet e kaluara të cilët ishin të pranishëm për të festuar këtë titull të 8 radhazi por edhe për të përshëndetur Andrea Barazaljin, një nga heronjtë e këtij cikli të Juventusit që do t’i japë fund futbollit të luajtur në mbyllje të edicionit.

Në tribunë dhe pjesëmarrës në festën e titullit ishte edhe Aron Ramsei, , i ftuar nderi për të përjetuar nga afër atmosferën e netëve të tilla në “Allianz Stadium” dhe për të kuptuar se ku do të luajë në sezonet e ardhshme.

Sakaq, tifozët në tribuna nuk ngurruan të nderonin edhe një tjetër lojtar që nuk i përkiste bardhezinjve, pasi respektuan me një parullë kapitenin e Romës, Daniele De Rosi. “Përshëndetje De Rosi, fillimisht një njeri, pastaj një futbollist”, ishte parulla që i kushtohej futbollistit i cili do të largohet nga Roma. /vipsport.al/