Parashikimet e Muçës / Partizani feston titullin kampion në derbi dhe rihap mbijetesën

Shkëlqim Muça nuk mund të mungonte me parashikimet e tij për javën e ardhshme në Kategorinë Superiore, aq më tepër që luhet një derbi të cilin ai e ka përjetuar disa herë në fushë e në pankinë. Ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, tashëm shef klubi i shumësportëshit të Partizanit, ka bërë në “Rubrikën Sportive” parashikimet e tij të përjavshme dhe mendon se derbi do të jetë sfida ku të kuqtë do të festojnë titullin kampion.

“Barazim mes Skënderbeut dhe Teutës. Fiton Luftëtari me Kukësin, Kastrioti mund Flamurtarin. Derbi? Barazim”, tha pasi u mendua Muça për parashikimet e tij për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Sipas llogarive të Muçës për këtë javë, edhe pse Partizani merr vetëm një pikë në derbi, i mjafton për të festuar matematikisht titullin pasi ai sheh ndjekësit më të afërt të humbin ndeshjen e tyre. Ndërkohë, pika e Tiranës dhe fitorja e Kastriotit bëjnë që të rihapet përsëri çdo diskutim për mbijetesën në Superiore mes dy skuadrave. /vipsport.al/