Paraqitje pozitive e Veselit me Empolin, e penalizon vetëm penalltia e shkaktuar në fundin e lojës

Ditën e djeshme të Serisë A, Empoli mori një fitore të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë teksa mposhti Sampdorian në transfertë me rezultatin 1-2. Pjesë e emilianëve ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Federik Veseli i cili u aktivizua për 90 minuta të plota.

Futbollisti 26-vjeçar është vlerësuar me notën 5.5, ndërsa ka bërë një paraqitje të mirë por është penalizuar pasi ka shkaktuar penallti në fundin e lojës nga ku erdhi dhe goli i Sampdorias, megjithatë për fat të mirë nuk rezultoi deçiziv për rezultatin final.

“I zoti për 90 minuta, teksa mbulon mjaft mirë Kualjarelën i cili nuk krijon rrezik me thjeshtësinë e përhershme.  Por, ajo që ‘njollos’ paraqitjen është penalltia e shkaktuar ndaj Saut, që i dhuron golin nga pika e bardhë Kualjarelës”,ishte përshkrimi për notën e Veselit nga mediat italiane. Këtë sezon, Veseli ka qenë një titullar i rregullt për të tijtë ndërkohë që po ndihmon Empolin në garën e saj për mbijetesë.

/EgiCabeli-VipSport.al/