Panuçi ka kushtet e veta: Trajner i ri i Romës? Më parë duhet parë projekti

Ish-mbrojtësi i Romës dhe ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur së fundi në lidhje me zërat që e ulin atë në stolin verdhekuq. Panuçi ka theksuar se para se të merrte detyrën për të drejtuar Romën, duhej të njihet me projektin e klubit:?

“Stoli i Romës? Më parë duhet të kuptoj projektin e klubit”, – ka thënë në fillim Panuçi, i cili ka luajtur me Romën nga viti 2001 deri në vitin 2009. Tani është trajner dhe pas largimit nga Shqipëria, është në kërkim të një aventure të re.

Për “Sky Sport”, në lidhje me situatën aktuale të Romës dhe të ardhmen e tij, Panuçi është shprehur: “Mund të emërosh çdo trajner, por nëse nuk ka qartësi në lidhje me atë që duhet bërë, atëherë edhe trajneri më i fortë në botë e ka shumë të vështirë. Emrat që janë përmendur janë trajnerë shumë të aftë, por është projekti ai që ka rëndësi. Roma është një klub që ka uri”, – ka përfunduar ish-trajneri i kuqezinjve, Panuçi. / Vipsport.al